MESDHE
Në fund të detit është një botë
që nuk i bindet kohës
e mbushur me qytete, thesare,
calikë të lashtë me verë të vjetër
statuja të thyera, të plota,
makina që lëkunden ngadalë
në të ka dhe njerëz, sa shumё;
ushtarë romakë dhe stjuardesa bionde,
kalifë me çallma, plazhistë të zhveshur,
armiq lloj-lloj me zemërim të fashitur
në fund të detit vrapojnë fëmijë
që luajnë bashkë dhe qeshin
dhe fshihen, dhe këndojnë
dhe lidhin duart në një valle të gjatë
në fund të detit nuk ka ikje,
atje rrinë prehen mbërritjet dhe përgjigjet;
aty gjithmonё gjithë sytë janë të qetë
drita është brenda tyre
me vezullime
ledhatojnë rrymat e thellësisë
herë pas here
ëndrra që bien si ar në fund të ujit