1996
Mbrëmjeve,
kur mbyllin bagëtitë,
fëmijët ulen pragjeve
dhe i tregojnë njëri – tjetrit
përralla që dëgjojnë ndonjëherë pas darke
nga gjyshër të lodhur nga puna në arë.
Tani i shikojnë tek kthehen:
thonj të pistë nga balta,
lopatat u zgjatohen në kurriz
si degë të gjalla
në trupin e një lisi të djegur.
Kurse prindërit janë larg.
Ata punojnë të tjera fusha, tej kufirit.
Andej vjen lumi
mbushur me ujë gri dhe me vaditje.
Prej kaq vitesh bëhen bashkë vetëm në kishë:
për pashkë,
ose në varrime,
duke mbajtur shtrënguar
duar, herë të vetat, herë të tjetrit.