Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

/, Поезија, Литература, Блесок бр. 155/Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

DIMËR I GJATË
VERDHËSI E HESHTJE
MË KRAHASONI ME ZOGUN KRAHTHYER
PRITJE E ZEZË
TREGIM I HIRTË
DITËLINDJE PARA BARRIKADËS
KU JE
NIMFA


NIMFA

nimfa i afrohet derës së hapur
të tempullit
pranë njëmijë burimeve
dhe e përlotur
shkruan në gjethin e madh
të labotit

rr[njët e lisave
kanë nisur të kalben
gurët e leranës
i ka mbuluar myshku e lëmashku
dhe janë zhveshur nga dheu i butë
e nga lulet
iris illyrica

monopatin e kanë mbuluar ferrat
duke plot shega të çara
e plot kokrra të tyre të derdhura nëpër mështeknajë
dhe shpërndahet aty pari një shushurimë nëntoke
e ethshme

flenë fshatrat e malësisë
rrezinave
fle pasdita

s’i shpërgjum
as kori i bilbilave të frikësuar
as zërat e arushave të vogla që kërkojnë ndihmë
as zukama e luzmës së bletës
as dhelpra e frikësuar që ikën
nga të rënit e sëpatës pranë strofullit të saj
as zëri i dhembshëm i euridikës
nga errësira e hadit
as poemat e mitrush kutelit
që i reciton hija e poetit
të vdekur

nimfa çohet
ia kris qetas
vajit të avdisë
e ndjehet si mbretëreshë
e shfronësuar
e atëherë mështekna rrëzohet vetvetiu

АвторЛиндита Ахмети
2025-02-11T19:02:22+00:00 февруари 8th, 2025|Categories: оригинал, Поезија, Литература, Блесок бр. 155|