Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

/, Поезија, Литература, Блесок бр. 155/Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

DIMËR I GJATË
VERDHËSI E HESHTJE
MË KRAHASONI ME ZOGUN KRAHTHYER
PRITJE E ZEZË
TREGIM I HIRTË
DITËLINDJE PARA BARRIKADËS
KU JE
NIMFA


KU JE

me mundim i afrohem rrezinës
ku e ruaj librin me vargje për lulet
iris illyrica
për erosin lozonjar
dhe për ty që s’po vjen

kurorën e afërditës dhe brezin e saj
dhe mijëra fjalë
i mbaj lart
të jetë kjo natë gazmore
nëse vjen
ngjite përpjetë bregut
nëpër gurë dhe kandra helmuese
me shpresë se do të të gjejë në rrezinë

po më gulçon frika
nga ai lazdran
eros
që më ndjek
prej këmbëve më rrjedh gjak
nga ferrat e trëndafilave të egër
megjithatë ndalem
të ta sjell pranverën
nga bregdeti i Qipros

kurse ti nga reja
ku po rri
më shikon me indiferencë
me dylbi

АвторЛиндита Ахмети
2025-02-11T19:02:22+00:00 февруари 8th, 2025|Categories: оригинал, Поезија, Литература, Блесок бр. 155|