Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

/, Поезија, Литература, Блесок бр. 155/Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

DIMËR I GJATË
VERDHËSI E HESHTJE
MË KRAHASONI ME ZOGUN KRAHTHYER
PRITJE E ZEZË
TREGIM I HIRTË
DITËLINDJE PARA BARRIKADËS
KU JE
NIMFA


TREGIM I HIRTË

ditë e errësuar
dëgjohen psherëtima
nën ujëvarën e përroit kristal
pastaj stuhia e sulmon pyllin
para të cilit këndon lini
ngadalë tretet zëri i tij i bukur
në kaos
por zërin e vazhdojnë zogjtë e malit
duke ikur nga terri
pastaj shfaqet e marshon
krenare
nikta
në gjallërinë bleroshe
kujdeset ajo të mos dëgjohet e pathëna
nga kënga e linit
e cila i lulëzon lulet
shtrihet gjerë e gjatë në errësirë
që mos ta lejojë buzëqeshjen e aurorës
e cila ma mundëson t’i heq prangat
që më mbajnë lidhur
në karrigen e gurtë

АвторЛиндита Ахмети
2025-02-11T19:02:22+00:00 февруари 8th, 2025|Categories: оригинал, Поезија, Литература, Блесок бр. 155|