Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

/, Поезија, Литература, Блесок бр. 155/Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

DIMËR I GJATË
VERDHËSI E HESHTJE
MË KRAHASONI ME ZOGUN KRAHTHYER
PRITJE E ZEZË
TREGIM I HIRTË
DITËLINDJE PARA BARRIKADËS
KU JE
NIMFA


PRITJE E ZEZË

derisa të kërkoj
në orën e ligë
dhe lutem që të të mos bjerë rrufeja
gjarpërinj të gjelbër presin me gojë të hapura
pas kaçubës së parë
të ngarkuar me lemeri

e dinë se të pres
me talismanin që e ruaj
për ty
prandaj rrinë në pritë
ta pengojnë bukurinë
që e ofron erosi

kurse ti ikën nga unë
me një strajcë plot kokrra të zeza oniksi
duke lënë hijen e rëndë
pas vetes

nëpër barin e shkelur
i gjej simbolet
që janë gjurmë të mundimeve të mia
duke u ngjitur të përpjetës
së golgotës
të arrij
te ti

АвторЛиндита Ахмети
2025-02-11T19:02:22+00:00 февруари 8th, 2025|Categories: оригинал, Поезија, Литература, Блесок бр. 155|