Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

/, Поезија, Литература, Блесок бр. 155/Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

DIMËR I GJATË
VERDHËSI E HESHTJE
MË KRAHASONI ME ZOGUN KRAHTHYER
PRITJE E ZEZË
TREGIM I HIRTË
DITËLINDJE PARA BARRIKADËS
KU JE
NIMFA


MË KRAHASONI ME ZOGUN KRAHTHYER

unë jam tretur
mund të më krahasoni me pikëllimin
e zogut krahthyer
të rënë nga shkëmbi
në përgojime të errëta
ku rastësia
gjithçka merr në duart e saj të ftohta

unë jam një trëndafil i këputur
para një jave
dhe i harruar pas dere
nën hijen
e trashë dhe të rëndë
kur shkohet në pushim vjetor
larg
të kërkohet diell
në nabatejë

unë jam vetëm një ndjenjë e ngrohtë
që tretet nga dridhja e gjethit
ëndërr e mështeknës së bardhë
së cilës ushtarët ia kanë prerë degët
njëqind vjet rresht

mua më sundojnë zbrazëtia dhe errësira
që të dyjat që e nxisin mallkimin
të më ndjekë

ato duan të më mbulojnë me rërë
kur vitet e mia me ngul kërkojnë
të shkëlqej

АвторЛиндита Ахмети
2025-02-11T19:02:22+00:00 февруари 8th, 2025|Categories: оригинал, Поезија, Литература, Блесок бр. 155|