Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

/, Поезија, Литература, Блесок бр. 155/Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

Поезија – Линдита Ахмети (оригинал)

DIMËR I GJATË
VERDHËSI E HESHTJE
MË KRAHASONI ME ZOGUN KRAHTHYER
PRITJE E ZEZË
TREGIM I HIRTË
DITËLINDJE PARA BARRIKADËS
KU JE
NIMFA


DIMËR I GJATË

dimër i gjatë
kohë e kohë ka kaluar
derisa të ngjallet dita e verës me penj thane
trungu i ahut të flasë
për shekujt e paluar në unazat e tij
dhe vargu lirik të shpërthejë me një rreze të hollë

pritje
e pritje
përsëri dimër
disa shtresa të trasha akulli bëjnë presion
mbi heshtjen tonë
dhe gjithçka mbetet në pushtetin e të ftohtit
dhe mbyllësisë
të shpërlarë me lot

pemët janë mbështetur për murin
e kështjellës së rrënuar
t’i ikin ngricës polare
si unë që jam
midis vetmisë
ku shkalavitem
në këtë dimër të gjatë

АвторЛиндита Ахмети
2025-02-11T19:02:22+00:00 февруари 8th, 2025|Categories: оригинал, Поезија, Литература, Блесок бр. 155|