Поезија – Лулзим Хазири (оригинал)

/, Поезија, Литература, Блесок бр. 156/Поезија – Лулзим Хазири (оригинал)

Поезија – Лулзим Хазири (оригинал)


 Testament
(Тестамент)

Këpucët ua lë trashëgim,
Mund të ecni shtigjeve kah eca unë,
Nëse u bien ngushtë
I keni mbathur ato me t’cilat ecja mbi ujë!

Në një kuti kartoni
Do të gjeni edhe disa shami xhepi,

Me krejt ngjyrat e ylberit,
Apo fasadat e Amsterdamit,
Mos kërkoni të zeza, s’i desha funeralet!
Nëse vendosni të takoheni me poezinë
Të mëndafshit do t’ju kryejnë punë!

 

Ua lë edhe një bibliotekë,
Snobëve nuk do u kryeje punë,
Krejt librat janë të grisur, të murmë,
Po, as edhe fëmijët mos i qasni aty,
Më mungon ai raft, ma vodhën edhe mu’!

Kur e shoh hollë e hollë,
Shumëçka mund tu lë trashëgim,
Tash më lini të marr me vedi,
Ëndrrat dhe dashurinë si dy gurë në tëmth!

АвторЛулзим Хазири
2025-06-14T07:54:35+00:00 јуни 6th, 2025|Categories: оригинал, Поезија, Литература, Блесок бр. 156|