Xixëllonja në grunajë
(Светулка во житни полиња)
Ti s’je si dita
je nata vet
e zezë
e fshehtë
ndjellëse me dritën tënde
si xixëllonja në grunajë
“Atë e dua”, thua
e mua
asgjë s’më ik në këtë natë
jam gjuetar në grunajë
E zë
e lagi pak në shpinë
me pështyme
ta ngjis në ballë
më shumë shndrisin sytë
se gëzimi
ti e merr lehtë
sikur prek një magji
e lëshon të fluturojë
dhe në dalldi më përsërit
“E dua atë atje…”
Sërish më merr për dore
më tërheq
s’ndjehesh e sigurt se ku shkel
nata me xixëllonja na ndjell