Ajo s’ka gjumë
(Таа не може да заспие)
Netëve polare
ankthit të pritjes
pa ag e muzg
ajo s’ka gjumë
shndërruar është sakaq
në aurorë llamburitëse
mbi shpresat e shkapërderdhura
nëpër odë
si çantë e përmbysur çelësat kur i kërkon
Mbi kujtimet që s’preken
ndjehet natë vere
e kotur nga zëri bulkthave
fsheh gjumin e harresës
si xixëllonjë në dorë
pa mos e kuptuar
si e kapi e ku i shkoi
Gjumi i iku mbi qepallë
si një zog i larmë
kuvlisë së artë
rrethuar ka mbet
me ato drita
të mekura
dëshirash
si abazhur
kur nata
jashtë mureve të saj
s’ka më as fill
as fund…
…dhe për habi
nuk qahet
as bëzan
…s’ka gjumë!